Studentët kërkojnë dorëheqjen e rektorit Gashi
Prishtinë, 24 janar - Një grup studentesh të pakënaqur me gjendjen aktuale në Universitetin e Prishtinës do të protestojnë sot para Rektoratit të UP-së ku edhe do të kërkojnë dorëheqjen e rektorit Ibrahim Gashi.
Roland Sylejmani organizator i protestës ka thënë se si grup studentesh këkojnë të reagojnë bashkërisht e shoqërisht kundër ngjarjeve të fundit në UP.
\"Ngjarje që vetëm shpërfaqën mediatikisht atë që dihej moti dhe atë që ne, studentët, e kishim provuar moti kohë në lëkurën tonë: joprofesionalizmin, korrupsionin dhe krimin brenda UP-së.\"
\"Përgjegjësia duhet të vijë nga poshtë lart. Dhe jo e kundërta. Për krimin në UP duhet të japin llogari strukturat udhëheqëse të tij. Dhe ata që i caktuan me plot vetëdije këto struktura\".
\"Ne kërkojmë shkarkimin tuaj. Dorëheqja është akt moral, e ne nuk presim akt moral nga njerëz të pamoralshëm. Ne presim drejtësi! Drejtësi për rastin e fundit konkret dhe drejtësi për Universitetin dhe 14 vitet e poshtërimit të tij nga klasa politike-mafioze e shtetit\", ka theksuar Sylejmani.
Ky grup i organizuar studentesh kerkojn që urgjentisht të merren masa ndaj të gjithë këqpërdoruesve në Universitet.
Protesta do të organizohet përpara objektit të Rektoratit, është lajmruar në organet kompetente të sigurisë dhe jemi gjithë kohës në bashkpunim me ta.