Studentët i kërkojnë Shpend Ahmetit të mbajë premtimin për QMF-në
Prishtinë, 24 korrik - Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, ka kërkuar nga kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, që të mbajnë njërin nga premtimet që ai kishte dhënë gjatë fushatës. Fjala është për kthimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare tek Qendra e Studentëve.
Sipas këtë premtim u ka dhënë Shpend Ahmeti studentëve gjatë një debati publik në AUK.
Mbesim me shpresë që kryetari i Komunës së Prishtinës z.Shpend Ahmeti ta mbaj premtimin studentëve dhe në Tetor të hapet Qendra e Mjekësisë Familjare te Qendra e Studentëve, thuhet në kërkesën e tyre.