Studentët e UPZ-së trajnohen nga profesorë të universiteteve angleze
Prizren, 14 maj - Në Universitetin e Prizrenit Ukshin Hoti është mbajtur një trajnim dy ditor për studentët e fakulteteve përkatëse. Më datë 13 dhe 14 Maj trajnimet u organizuan në zhvillim të karrierës, Metodat Hulumtuese, Aftësitë e Prezantimit dhe Shkrimi Akademik.
Ndërsa trajnimet u mbajtën nga profesorët e University of Edinburgh, Chalmers University of Technology dhe WUS Kosova. Kjo seri e trajnimeve është mbajtur në kuadër të Projektit të TEMPUS-it.
Menaxhmenti i Universitetit e vlerëson lartë mbajtjen e këtyre trajnimeve për studentët e UPZ-së, që do të kontribuojnë në formësimin e tyre akademik.