Studentët e Univerztetit ZUG nga Zvicëra të entuziazmuar me UKZ-në
Gjilan, 11 tetor - Rreth 20 studentë të Universitetit të ZUG në Zvicër kanë qëndruar sot në Universitetin ‘Kadri Zeka” në Gjilan, si rrjedhojë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Rektori të UKZ-së Bajram Kosumi dhe Rektores së Universitetit të ZUG-ut, Brigit Eriksson - Hotz.
Studentët Zviceran të shoqëruar nga koordinatori i tyre Liman Buzoku, fillimisht kanë pasur takim të përbashkët me Prorektorin për bashkëpunim ndërkombëtar, Dekanin e Fakultetit të Edukimit, Prodekanin si dhe disa student të po këtij Fakulteti të UKZ-së.
Prorektori Dukagjin Leka ju ka dëshiruar mirëseardhje studentëve mysafir, deri sa i ka njoftuar rreth aktiviteteve, punës dhe zhvillimeve tjera në Universitet. Kurse Dekani Jonuz Dervodeli , ka folur rreth fushës së edukimit dhe mësimdhënies edukative.
Prodekani Bashkim Dalipi përmes projektorit ka prezantuar të arriturat e Fakultetit të Edukimit .Studentët pastaj, kanë pasur rastin që të debatojnë, paraqesin interesimet e tyre rreth Universitetit “Kadri Zeka”.
Më pas studentët e Universitetit të ZUG, kanë marrë pjesë në një orë të ligjëratës dhe në një orë të ushtrimeve, për të parë konkretisht se si zhvillohet procesi mësimor në UKZ. Ata njëherësh kanë vizituar edhe Kabinetin e Shkencave të Natyrës, Kabinetin e Arteve dhe atë të Muzikës.
Studentët si: Ines Ëeiss,Fabian Fässler, Dominik Hochreutener, Tamara Mastria dhe Lara Dayeh, janë shprehur të entuziazmuar me procesin mësimor të UKZ-së. Ata kanë thënë se asgjë sa i përket mësimdhënës nuk e dallon Universitetin e ZUG-ut me këtë të UKZ-së.
Sipas tyre, relacioni mësimdhënës-studentë në Unversitetin “Kadri Zeka’ është i shkëlqyeshëm.
Gjithashtu studentët zviceran kanë vizituar edhe shkollën fillor ‘Selami Hallaqi” në Gjilan.
Në ndërkohë disa nga studentët zviceran kanë shpreh dëshirë që për disa ditë të qëndrojnë nëpër familjet shqiptare , respektivisht nëpër familjet e studentëve tanë, për të mësuar më shumë për sistemin arsimor, për kulturën shqiptare , për traditat tona dhe në përgjithësi për jetën kosovare.