Studentët e Universitetit të Prishtinës angazhohen në punë praktike
Prishtinë, 10 tetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema do të nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për angazhimin e studentëve në punë praktike në Universitetin \"Hasan Prishtina\".
Qëllim i këtij Memorandumi është promovimi i aftësimit profesional të studentëve të UP-së në të gjitha fushat përkatëse që lidhen me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe institucioneve vartëse të saj.
Ceremonia e nënshkrimit do të bëhet sot duke filluar nga ora 11 00 në Rektorat.