Studentët e Universiteteve Publike paralajmërojnë proteste para MASHT
Prishtinë, 14 janar - Përfaqësuesit e studentëve nga të gjitha Universitetet Publike në Republikën e Kosovës do të mbajnë sot një konferencë për media para Qendrës së Studentëve në Prishtinë.
Gjatë konferencës për media përfaqësuesit e studentëve do t'i shpalosin detajet e protestës e cila do të mbahet me 16 janar para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.