Studentët e Univeristeti të Gjilanit do të kryejnë praktikë në gjykata
Prishtinë, 5 gusht - Është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Universitetit Kadri Zeka dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës, e cila ka për qëllim bashkëpunimin ndërmjet palëve mbi aftësimin praktik të studentëve të Universitetit Kadri Zeka dhe gjykatave, mundësimin e shkëmbimit të kapaciteteve profesionale dhe praktikave më të mira të ndërsjella.
Nënshkruesit e marrëveshjes, rektori i Universitetit Kadri Zeka, Arben Dërmaku, dhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, e vlerësuan të një rëndësie të veçantë nënshkrimin e marrëveshjes, e cila do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në formimin dhe kompletimin profesional të studentëve.
Rektori Arben Dërmaku, tha se qasja në drejtësi e të rinjve, si dhe plotësimi edhe me zbatimin praktik të njohurive teorike të marra gjatë studimeve nga ana e studenteve, do tiu mundësojë atyre që të jen shumë më të përgatitur për tiu qasur tregut të punës me kompetencë profesionale.
Ky është një nga qëllimet kryesore të Univeristetit Kadri Zeka. Po kështu, kjo marrëveshje, kontribuon në inkurajimin e bashkëpunimit mes aktorëve që veprojnë në fushën e drejtësisë, përkatësisht Universitetit si një prodhues i kuadrove dhe institucioneve të drejtësisë si një njëra nga shtyllat kryesore të shtetit tha rektori Dërmaku.
Në ceremoninë e nënshkrimit, që u mbajt në lokalet e Univeristetit Kadri Zeka u tha gjithashtu se marrëveshja institucionalizon një marrëdhënieje bashkëpunimi që synon të fuqizojë marrëdhënien e gjykatës me publikun nëpërmjet krijimit të një praktike informimi, të kryer nga studentët e Fakultetit Juridik, lidhur me veprimtarinë e gjykatës, shërbimet që ofrohen dhe të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve gjatë procedurave ligjore.
Kjo do tiu mundësoj të brezit të ri të studentëve të Universitetit Kadri Zeka, rritjen e nivelit të njohurive teknike dhe praktike edhe mbi një praktikë të unifikuar lidhur me forcimin e marrëdhënies gjykatë publik.