Studentët e UBT-së e mbështetën aksionin Ta pastrojmë Kosovën
Prishtinë, 24 maj - Studentët e Universitetit për Biznes dhe Teknologji UBT, e mbështetë fuqishëm aksionin e sotshëm, që shtrihet në mbarë vendin, me moton Ta pastrojmë Kosovën, në Lagjen Emshir të Prishtinës, ndërsa në këtë aksion për pastrimin e kësaj pjese kanë marrë pjesë edhe disa prej stafit akademik dhe administrativ të këtij Universiteti.
Kryetarja e Organizatës Studentore të Universitetit UBT, Saranda Musliu dhe gjithë studentët pjesëmarrës të këtij aktiviteti konsideruan se me këtë iniciativë, Kosova do të jetë pjesë e mbarë botës së civilizuar, e nismave të tilla në mbarë globin, për një ambient të pastër, që është edhe parakusht i një jete të shëndoshë për njerëzit.
Ata më tutje thanë se kemi vetëm një tokë dhe kemi obligim ta ruajmë për vete dhe për gjeneratat që vijnë pas nesh.
Kurse Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi tha se duhet të mbështes dhe e përshëndeti iniciativën e tillë, që ka filluar jo vetëm më studentët e UBT-së por edhe në gjithë Republikën e Kosovës e më tutje. Shpresoj që ky aktivitet të vazhdojë gjatë gjithë kohës, dhe ne dëshirojmë që vendi ynë të jetë shumë i pastër dhe duhet të punojmë që ta mbajmë të tillë.