23 Dhjetor 2024

Studentët e mirëpritur në bizneset kosovare

Prizren, 22 shkurt - Aleanca Kosovare e Bizneseve të Kosovës  dhe Universiteti i Prizrenit ”Ukshin Hoti”, realizuan projektin e punës praktike profesionale për studentët e vitit të tretë të Fakultetit Ekonomik të UPZ-së ku dhe u ndanë mirërnjohje për aktivitetin  e realizuar për 53 biznese të këtij regjioni.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se bizneset kanë hapur dyertë për studentët që të mbajnë praktikën në biznese dhe është një veprimi qmuar. Sipas tij është e kot që studetët të kryejnë teorinë pa  praktikën e punës. Këto praktika të mira të bashkëpunimit do të vazhdojnë edhe në komunat tjera.

Ai tregoi se AKB-ja dhe UPZ-ja  me shtator  të viti 2012 patën nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me qëllim të ngritjes të nivelit të bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik. Pikësynim është përkrahja e ngritjes së nivelit edukativ dhe profesional të të rinjve kosovar.

Po ashtu edhe krijimin e një mjedisi më të volitshëm ekonomik dhe për të konkurruar në projekte të ndryshme të përbashkëta të përkrahura.

“Ky vit do të jetë vit i rritës ekonomike edhe përkundër problemeve dhe prodhuesit duhet të rrisin edhe cilësinë e prodhimeve të tyre, po ashtu edhe qeveria duhet të krijoj infarastrukturën adekuate dhe lehtësira për biznes. Shumë biznese të Kosovës ia kanë mësyer dhe po investojnë shumë në arsim”, tha Agim Shahini.

Kryetari I AKB-së shtoi se institucionet janë të lira të bëjnë politikat e duhura. Sipas tij Kosova duhet të ndryshoj qasjen nga ato të kompanive individuale në shoqëri aksionare. Viti 2013 do të ket rritje, por kjo edhe kthesa të mëdha, sespe bisedimet për veriun po lënë anash proceset ekonomike.

“Nuk duhet të ndalemime këtë, sepse ka konkurencë të padrejtë dhe duhet të lutofohet informaliteti dhe ekonomia e zezë, jo vetëm në veri por gjithandej vendit.  Duhet po ashtu të krijohet një pako më e mirë për thithjen e investitorëve. Kosova ka mjaft sfida dhe të cilat do ti përballojmë”, tha Shahini.

Kryetari i AKB-së shtoi se dora e bizneseve nuk do të mungoj as edhe ndaj Universitetit të Prizrenit dhe ajo e UPZ-së të shërbej për biznesin.  Sipas tij bashkëpunimi ndërmjet AKB-së dhe UPZ-së do të vazhdoi, po ashtu edhe me bizeset ku do të krijonë raporte të shëndosha.

Numër i madhë i studentëve jo vetëm të Universitetit të Prizrenit, por edhe regjioneve tjera do të mbajnë praktikën profesionale në biznese.  Ai falënderoi bizneset që po japin kontribut të qmueshëm në zhvillimin ekonomik dhe punësimin e të cilëve iu ndanë edhe mirënjohje.

Liman Asllani, koordinator i AKB-së në regjionin  e Prizrenit, tha se kohë më parë ishte nënshkruar një memorandum mirëkuptimi ndërmjet AKB-së dhe Universitetit të Prizrenit, ku ka kanë mbajtur prakitën profesionale 168 studentë nga UPZ-ja në 53 biznese private të regjionit të Prizrenit, Gjakovës, Rahovecit, Therandës, Malishevës e Sharrit.

Ai shtoi se edhe 250 studentë të tjerë do vazhdojnë mbrajtjen e praktikës në bizneset e këtij regjioni.

Burim Piraj, nga fabrika e mishërave Meka nga Sharri dhe Irfan Fusha nga kompania Abi  nga Prizreni, thanë se janë munduar të bëjnë diqka të mirë për rinin, e cila do ti dërgoi proceset përpara.  Bizneset  premtuan  mbështetje edhe në të ardhmen për punësimin e  të rinjtve dhe studentëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)