Studentët akterë kryesorë në reformat e arsimit të lartë
Prishtinë, 24 mars - Më datë 24 Mars 2016, Zyra Nacionale e Erasmus+ në bashkëpunim me Zyrën e Komisionit Europian në Kosovë, Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe Ekspertët për Reforma në Arsimin e Lartë do të organizojnë një seminar me temën: Studentët si akterët kryesorë në reformat dhe zhvillimin e arsimit të lartë.
Qëllimi i këtijë seminari është që të diskutohet roli, rëndësia, si dhe kontributi aktual i studentëve në proceset e reformimit të arsimit të lartë në Kosovë.
Në këtë seminar Ekspertët e Reformës së Arsimit të Lartë do të ndajnë përvojat e tyre në këtë fushë. Pjesëmarrës në këtë seminar do të jenë nga të gjitha Institucionet e AL në vend si dhe studentë si përfaqësues të secilit institucion përkatës.