Stimulohen fëmijët që të merren me art
Prishtinë, 4 qershor - Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve është shënuar me një aktivitet interesant në shkollën Meto Bajraktari.
Në kuadër të politikave të Drejtorisë Komunale të Arsimit për stimulimin e fëmijëve që të merren me art, nxënësit e klasës II/3, nën udhëheqjen e mësueses Venera Nushi, kanë realizuar projektin artistik Me gjurmët tona sot për më shumë art nesër.
Në realizimin e këtij projekti që kishte për qëllim që të ndihmojë kabinetin e artit figurativ të kësaj shkolle, ishin të përfshirë 37 fëmijë të moshës 7 dhe 8 vjeç, të cilët me shenjat e duarve dhe këmbëve krijuan punime të ndryshme dhe atraktive.
Ekspozita me punime të këtyre nxënësve ngjalli interesim të madh tek prindërit dhe dashamirët e artit, ndërsa aktivitete të tilla do të realizohen edhe në të ardhmen.