Starton gjenerata e tretë e Akademisë Zhvillimore
Projekti i financuar nga zyra e BE-së dhe i implementuar nga Instituti Riinvest dhe Friedrich Ebert Stiftung (FES), u mundëson zyrtarëve komunal të ndjekin 24 ligjërata përgjatë tre muajve organizativ, i cili do ti certifikojë ata për aftësitë e fituara në zotërimin dhe përmirësimin kapaciteteve relevante në fushën e aplikimit për fonde e grante të BE-së.
Akademia Zhvillimore, është një ndër projektet e para në Kosovë që aftëson zyrtarët e vendit për të menaxhuar, aplikuar dhe implementuar metodat e zhvillimit strategjik të BE-së dhe instrumentet tjera relevante të zhvillimit.
Kjo Akademi Zhvillimore, si e tillë është një mjet shumë i rëndësishëm për ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve komunal për zhvillim dhe pjesëmarrje pro-aktive në proceset e anëtarësimit të Kosovës në BE. Pjesëmarrësit e kësaj gjenerate janë 35 zyrtarë nga 8 komunat e rajonit të Prishtinës si dhe OJQ të ndryshme rajonale.
Në ceremoni do të marrin pjesë Udhëheqësi i Operacioneve në zyrën e BE-së, Christof Stock, drejtori i Institutit Riinvest z. Lumir Abdixhiku, kryetarët e komunave të rajonit të Prishtinës si z. Shpend A