Sot shpërndahen certifikatat e para për njohje të diplomave
Prishtinë, 19 korrik - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, në një ceremoni solemne, do të shpërndajë certifikatat e para për njohje të diplomave.
Në këtë ngjarje do të jenë të pranishëm edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar dhe sekretari i përgjithshëm i Asociacionit të Universiteteve Evropiane, Lesley Wilson.
Marrëveshja për pranimin e diplomave, është arritur më 21-22 Nëntor 2011, në kuadër të dialogut në mes të Prishtinës (Kosovës) dhe Beogradit (Serbisë), dialog ky i lehtësuar nga BE-ja.
Ajo vërteton se Asociacioni i Universiteteve Evropiane, do t`i vërtetojë diplomat e lëshuara nga institucionet e akredituara të arsimit të lartë në Kosovë, që ato të pranohen në Serbi, në lidhje me arsimimin e mëtutjeshëm dhe/ose punësimin në sektorin publik.