30 Dhjetor 2024

Sot shpallet konkursi i dytë për rektor të Universitetit të Prishtinës

Prishtinë, 14 mars - Konkursi i dytë për rektor të Universitetit të Prishtinës do të shpallet të sot, dhe do të jetë i hapur deri më 28 të këtij muaji, përkatësisht dy javë, por në të nuk do të kenë të drejtë të konkurrojnë kandidatët e konkursit të parë.

Këshilli Drejtues i UP-së mori vendim të premten për rishpalljen e konkursit për rektor, pasi një jave që kur ka dështuar zgjedhja e rektorit nga konkursi i parë, ndonëse janë mbajtur tri raunde votimesh, shkruan sot Koha Ditore.

E vendimi që në të të mos kenë të drejtë të konkurrojnë kandidatët e konkursit të parë po shihet si diskriminim nga KMDLNJ-ja dhe juristët.

Behxhet Shala, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka thënë të dielën se mohimi i së drejtës për dikë që të konkurrojë në një konkurs publik përbën shkelje ligjore.

E profesori Mazllum Baraliu, njohës i çështjeve juridike, ka thënë se parimisht është e drejtë themelore kushtetuese dhe njerëzor që secili qytetar të konkurrojë në një konkurs publik kurdoherë që konsideron se mund të jetë kandidat potencial për një pozitë dhe detyrë të caktuar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)