23 Dhjetor 2024

Sot shënohet Dita e Mësuesit

Prishtinë, 7 mars - Sot shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit. Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve.

Për ta shënuar këtë ditë edhe në Kosovë do të zhvillohen aktivitete të ndryshme me ç`rast  ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të ndajë çmimin tradicional “Shaban Jashari”, për mësimdhënësin e dalluar të vitit.

Më mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe ku mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri.

Kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë.

Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve të ndodhura nën sundimin osman ishte reptësisht i ndaluar, mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për gati 20 vjet.

Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj. Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin, dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të përhapur dijen në popull.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)