22 Dhjetor 2024

Sot shënohet Dita Botërore e Mësuesit

Prishtinë, 5 tetor - Situata e krijuar nga pandemia kudo në botë ka bërë që edhe 5 Tetori - Dita Botërore e Mësuesit të shënohet  ndryshe nga vitet tjera.  

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, në vitin 1994, ka përcaktuar 5 tetorin si Ditën Botërore të Mësuesit, për të përkujtuar nënshkrimin e Rekomandimit, në lidhje me Statusin e Mësuesve, miratuar nga ana e ILO/UNESCO, në Paris, më 5 tetor 1966.

Sipas UNESCO-së, 5 tetori si Dita Botërore e Mësuesit është një mundësi për të treguar që puna e mësuesve është njëra nga më të rëndësishmet për zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë.

Kjo ditë është edhe një mundësi e mirë që interesi publik të orientohet, në njohjen e rolit të mësuesve në mbarë botën dhe për rëndësinë e tyre në shoqëri, nevojën e sigurimit të një arsimimi dhe trajnimi më të mirë të mundshëm të tyre para se të hyjnë në klasë, pasi që cilësia e përgatitjes së mësuesve ka një rol të rëndësishëm edhe në cilësinë e arsimit.

Po në këtë vit, sipas idesë dhe sugjerimit të UNESCO-së, pedagogu zviceran Robert Dottrens (1893 - 1984) hartoi edhe betimin solemn të mësuesit mbi bazën e betimit të Hipokratit.

Internacionalja e Arsimit (EI) ka zgjeruar SBASHK-un dhe gjithë sindikatat tjera, që përfaqësojnë 32 milionë mësimdhënës nga e tërë bota që të zhvillojnë takime solemne e aktivitete nga larg për t’u bërë sot nga një aktivitet të përbashkët 24 orësh me kyçje në platforma të ndryshme me qëllim të krijimit të atmosferës së përbashkët festive, por edhe për të këmbyer informacione e vlerësime për situatën aktuale me  udhëheqës të lartë të  EI-së dhe me  njerëz eminentë të arsimit nga shtete të ndryshme të botës.

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj duke ua uruar  këtë festë gjithë të punësuarve në arsim, foli  për 5 Tetorin dhe Betimin e mësuesit dhe për angazhimet e sindikatave në mbrojtjen e figurës së mësuesit dhe në procesin mësimor, që kudo në botë është vështirësuar shumë për arsye të pandemisë nga Covid-19.   

Duke bërë një vlerësim se si po e gjen arsimin në Kosovë ky 5 Tetor, kryetari Jasharaj, por edhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, kryetari i Sindikatës së Universiteteve Bardh Bardhi dhe pjesëmarrës të tjerë kanë vlerësuar se punëtorët arsimor në të gjitha nivelet e arsimit janë shembull i angazhimit e përkushtimit dhe se momentalisht kemi një situatë stabile në institucionet arsimore dhe se procesi mësimor në përgjithësi ka rrjedhë të mbarë.

SBASHK-u ka njoftuar se do të vazhdojë sot me përkushtim, angazhimet dhe arritjet në shërbim të anëtarësisë dhe shumë nga punëtorët e arsimit të Kosovës do të jenë të kyçur në aktivitetet e Internacionales së Arsimit  për të shënuar  Ditën Botërore të Mësuesve.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)