Sot protestohet para rektoratit të UP-së
Prishtinë, 5 gusht - Sot duke filluar nga ora 11:00 pritet të filloj një protestë para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës nga një grup i maturantëve të cilët nuk janë regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë, si dhe disa studentë të cilët tashmë janë pranuar për të kërkuar përmirësimin e testit pranues në këtë fakultet i cili sipas studentëve kishte gabime në dy pyetje.
Anita Kasumi, përfaqësuese e këtyre të rinjve që kanë paralajmëruar protestën, ka thënë se kërkesa e dytë e tyre është edhe rritja e numrit të studentëve në Fakultetin e mjekësisë në afatin e dytë të regjistrimeve.
Ndërkohë, prorektori për Mësim në UP, Qerim Qerimi, ka thënë se UP ende nuk ka vendos se si të veproj me studentët, në provimin pranues të të cilëve kishte gabime në pyetje.