Sot nis viti i ri akademik 2015/2016
Prishtinë, 1 tetor - Në të gjitha universitet publike dhe kolegjet private në Republikën e Kosovës sot fillon viti i ri akademik 2015/2016.
Kosova tashmë ka gjashtë universitete publike, tri prej të cilave në Gjilan, Gjakovë dhe Mitrovicë që kanë filluar punën tash vonë.
Universiteti i Prishtinës, ka ulur ndjeshëm numrin e studentëve të cilët janë të pranuar në vitin e ri akademik 2015/2016.
Vetëm në UP Hasan Prishtina për këtë vit akademik janë hapur dyert për 7.800 studentë të rinj në 17 fakultete.
Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2015/2016, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të vizitojë Fakultetin Juridik. Vizita do të bëhet në ora 11:00, në Amfiteatrin e Madh të këtij fakulteti.