Sot nis Shkolla Verore e BE-së, diskutohen ekonomia, mjedisi dhe pandemia
Prishtinë, 21 shtator - Zhvillimi ekonomik, qëndrueshmëria mjedisore dhe shfaqja e pandemisë globale janë temat e “Shkollës Verore të BE-së” (EUSS) këtë vit, e cila do të zhvillohet online nga sot deri 23 shtator.
Edicioni i shtatë i EUSS do të përqendrohet në shfaqjen e pandemive globale, siç është COVID-19, duke shqyrtuar shtysat mjedisore që qëndrojnë pas zhvillimit të sëmundjeve të reja infektive.
Në qendër të EUSS 2020 do të jenë diskutimet mbi atë që duhet të ndryshohet në të ardhmen dhe si të rimendojmë modelet dhe qëllimet tona zhvillimore në mënyrë që të shmangen shfaqjet e ardhshme të pandemive globale.
Shkolla Verore e BE-së është organizuar nga European Young Cell Alumni (EYCA) Kosovë dhe Projekti i Financuar nga BE-ja për Skemën e Qelizave të Reja (YCS), në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës.