Sot nis festivali i Letërsisë në Orllan
Prishtinë, 11 shtator - Edicioni i katërt i Festivalit ndërkombëtar të Letërsisë në Orllan (FLO) do të tubojë këtë javë poetë, shkrimtarë, muzikantë, artistë dhe adhurues të kulturës te Liqeni i Batllavës.
Më 11 - 13 shtator, autorë e muzikantë vendas e ndërkombëtarë do të ndajnë krijimet e tyre me adhuruesit e kulturës në një mjedis pitoresk por të pashfrytëzuar për tubime të këtij lloji.
Edhe ky edicion i FLO-së vazhdon traditën duke sjellë përsëri një listë mbresëlënëse të autorëve e artistëve nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Franca, Britania e Madhe e Peruja.
Më 11 dhe 12 shtator aktivitetet mbahen në restorantin Mileniumi i Ri në Orllan. Ndersa me 13 shtator FLO organizon koncert ne Prishtine me muzike rock, blues e folk me artiste te vendit dhe nderkombetare.