Sot nënshkruhet skema e praktikes me të diplomuarit nga fakultetet teknike
Prishtinë, 17 janar - Sot në zyret kryesore të GIZ Kosova mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandum Mirëkuptimit për zbatimin e projektit “Skema e Praktikes me të diplomuarit nga fakultetet teknike”.
Marrëveshja do të nënshkruhet ndërmjet GIZ Kosova, Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës, Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”.
Rreth 300 të diplomuar nga fakultetet teknike do të mund të përfitojnë nga kjo skemë e cila do të zbatohet gjatë vitit 2020.
Ngjarja organizohet nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në emër të Qeverisë Gjermane.