22 Dhjetor 2024

Sot mbahet testi i maturës

Prishtinë, 31 gusht - Drejtues të Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës (KQSHM) kanë bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e provimit shtetëror të maturës, i cili do të mbahet sot.

Rreth 16 mijë maturantë të cilët nuk e kanë kaluar provimin e maturës në afatin e parë do t’i nënshtrohen testit nesër në afatin e dytë. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit thonë se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e provimit shtetëror.

Provimi shtetëror i maturës edhe në afatin e dytë do të organizohet në dy ditë të ndara. Kryetari i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës, Nehat Mustafa, tha, se dita e parë e testit do të jetë më 31 gusht, ku maturantët të cilët nuk e kanë kaluar testin në afatin e parë, do të përgjigjen në 120 pyetje, ndërsa dita e dytë e testit do të jetë më 8 shtator, i cili do të përmbajë 80 pyetje.

Mustafa tha se janë koordinuar edhe më Universitetet Publike, në mënyrë që konkurset për pranimin e studentëve të rinj të shpallet me kohë, raporton rtk.

Mustafa, gjithashtu bëri të ditur se provimi i maturës në afatin e dytë nuk do të jetë ndryshe nga i pari dhe nuk do të ketë ulje të kriterit.

Ai tha se kushti për të kaluar provimin e maturës është 50 për qind nga numri total i pikëve.

Maturantët do të kenë në dispozicion gjithsej 180 minuta për plotësimin e testit të parë dhe po aq për testin e dytë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)