Sot mbahet Testi i Arritshmërisë për klasat e IX
Prishtinë, 21 maj - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon sot Testin e Arritshmërisë për klasat e IX.
Testi i Arritshmërisë fillon në ora 10: 00, ndërsa rreth 30 mijë nxënës do të përgjigjen në 100 pyetje.
Ky test organizohet në 32 komuna të Republikës së Kosovës, në 102 Qendra të Testimit, dhe administrohet nga mësimdhënës të shkollave.
Me këtë rast zëvendësministrja e Arsimit, znj. Anila Statovci- Demaj, në ora 11:00, do të vizitojë nxënësit në ShFMU Faik Konica, në Prishtinë.