Sot mbahet pjesa e parë e Provimit të Maturës
MASHT njofton se testi do të fillon në orën 10:00 në të gjitha qendrat dhe zgjatë 180 minuta. Nxënësve iu lejohet që të kenë me vete vetëm laps grafit HB dhe një shishe ujë të pijes.
Për mbarëvajtjen e procesit janë angazhuar mbi 2500 administrues dhe mbi 900 anëtarë të komisioneve në Qendrat e Testimit.
Ndërsa, të gjitha Qendrat e Testimit do të jenë të mbuluara me së paku 2 përfaqësues nga tri universitetet publike të Republikës së Kosovës (mbi 600).
Për të monitoruar procesin nga afër, KQShM ka ftuar edhe deputetët anëtarë të Komisionit Parlamentar për Arsim, si dhe ka certifikuar 19 anëtarë të OJQ Këshilli Rinor i Kosovës, të cilët kanë kërkuar që të monitorjnë procesin e administrimit të testit.
Policia e Kosovës edhe këtë vit do ta mbështesë organizimin e Testit të Maturës duke siguruar transportin e testeve nga Ministria në Qendrat e Testimit dhe anasjelltas, si dhe do të sigurojë këto qendra gjatë kohës sa mbahet testi.