Sot mbahet pjesa e dytë e Provimit të Maturës
Prishtinë, 20 qershor - Maturantët në gjithë Kosovën sot do ti nënshtrohen pjesës së dytë të Testit të Maturës.
Pjesa e parë e Testit është mbajtur më 6 qershor, ku nuk pati menaxhim të mirë për shkak të shpërndarjes së testit në rrjetet sociale, derisa ndalohej përdorimi i telefonit.
Testi fillon në orën 10:00 dhe përfundon në orën 13:00.
Ministri i Arsimit do të vizitojë disa shkolla për të parë për së afërmi si po shkon ky proces, ndërkohë, pasdite Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës, do të mbajë konferencë për media për mbarëvajtjen e Provimit të Maturës.
Testi monitorohet nga përfaqësues të caktuar nga Ministria e Arsimit.