Sot mbahet manifestimi tradicional “Festa e Abetares”
Prizren, 17 maj - Sot në Sallën e Sporteve “Sezai Surroi”, në Prizren.Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) organizon manifestimin tradicional “Festa e Abetares”.
Në këtë manifestim, fjalë rasti do të mbajnë, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ministrja e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë të Shqipërisë, Besa Shahini dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.
“Festa e Abetares” si manifestim tradicional, ka filluar të shënohet në vitin 2009 dhe ka karakter mbarëkombëtarë.