Sot mbahet Festa e Abetares
Prishtinë, 17 maj - Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) organizon festën tradicionale “Festa e Abetares”.
Në manifestimin qendror, i cili do të mbahet në Sallën e Sporteve “Karagaq” në Pejë, do të marrë pjesë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, udhëheqës të institucioneve arsimore, nxënës, mësimdhënës e prindër.
“Festa e Abetares” shënon përfundimin e mësimit të të gjitha shkronjave të alfabetit të gjuhës shqipe.