Sot mbahet faza e dytë e testit të maturës

Prishtinë, 5 shtator - Në të gjitha shkollat e vendit sot maturantët do ti nënshtrohen fazës së dytë të provimit të maturës për afatin e gushtit.
Testit të Maturës në afatin e gushtit i janë nënshtruar 15.650, nxënës, ndërkaq për administrim të suksesshëm të provimit janë angazhuar 203 komisionarë nga MASHT, 162 komisionarë nga DKA, 1140 administrues, 224 mbikëqyrës dhe KQSHM.
Me ketë rast Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, sot do të vizitojë maturantët gjatë mbajtjes së Provimit të Maturës Shtetërore në dy shkolla në Deçan.
Ndërsa, Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës do të mbajë konferencë për media në MAShT.
Pjesa e parë e provimit është mbajtur më 29 gusht , ndërsa rezultatet pritet të publikohen më 15 shtator.