Sot mbahet aksion pastrimi në oborrin e Shkollës Fillore "Dardania"
Prishtinë, 10 mars - Termokis ka bërë të ditur së sot do të organizojë aksion pastrimi në oborrin e Shkollës Fillore "Dardania" në Prishtinë.
Për shkak të shumë intervenimeve që janë bo kohëve të fundit në oborrin e shkollën ‘Dardania’, ky oborr tash është në gjendje të keqe, të papastër dhe të pasigurtë, për shkak të mbetjeve të shumëta toksike që janë përdorur më herët për shtrimin e asaj fushe.
Ato mbetje rrezikojnë shëndetin e fëmijëve, si dhe personave tjerë përreth.
"Po mbledhemi që me pastru çkado që ka nevojë, që me e transform oborrin prapë në të përdorshëm dhe të sigurtë!", thekson Termokis.