24 Dhjetor 2024

Sot mbahen zgjedhjet studentore

Prishtinë, 29 maj - ​53 mijë e 552 studentë me të drejtë vote të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” pritet që sot duke filluar nga ora 7:00, t’i drejtohen kutive të votimit për t’i zgjedhur anëtarët e Këshillave të Fakulteteve dhe anëtarët e Parlamentit të Studentëve.

Të drejtë vote kanë të gjithë studentët e UP-së të cilët e kanë regjistruar vitin 2013/2014, derisa për të votuar, me vete duhet ta kenë Indeksin ose ID-kartelën dhe letërnjoftimin, thuhet në një njoftim të publikuar në ueb-faqen e UP-së.

Në garë për zgjedhjet studentore në UP janë 15 organizata studentore.

Rezultatet preliminare pritet të shpallen më 30 maj 2014, kurse, ato përfundimtare më 3 qershor 2014. Llogaritja dhe ndarja e mandateve pritet të bëhet me 5 qershor 2014, konstituimi i Këshillave Studentorë dhe Parlamentit të Studentëve pritet të bëhet më 9 deri më 13 qershor 2014 kurse konstituimi i Parlamentit të Studentëve më 16 qershor 2014.

Studentët mund të votojnë duke filluar nga ora 7:00 deri në 19:00. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)