23 Dhjetor 2024

Sot hapet Panairi i Librit “Prizreni”

Prizren, 19 gusht - Nën organizimin e Asociacionit për Kulturë, Edukim dhe Arsim (AKEA) dhe me përkrahjen e Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport si dhe Drejtorisë për Zhvillimin e Turizmit të Komunës së Prizrenit, ndërmjet datave 19-25 gusht 2013, për herë të pestë radhazi hapet Panairi i Librit “Prizreni”.

Në Panair marrin pjesë mbi 30 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Turqia dhe Bosnja.

Përveç shitjes së librave, në secilën mbrëmje do të ketë program të pasur letrar, takime me shkrimtarë dhe promovime librash e shtëpish botuese.

Disa nga pjesëmarrësit që do të promovojnë krijimtarinë artistike do të jenë: Nimon Muçaj, Agim Gjakova, Ibrahim Kadriu, Zenun Çelaj, Salajdin Krasniqi, Faik Miftari, grupi letrar i Bibliotekës Ndërkomunale të Prizrenit, etj.

Panairi organizohet në ambient të hapur, në sheshin “Dëshmorët”, ish parkingu i veturave, tani shëtitore, në qendër të Prizrenit.

Hapja solemne Panairit bëhet të hënën, më 19 gusht 2013, në ora 19:00, ndërsa në ora 20:00 do të bëhet promovimi i veprave të autorit prizrenas Salajdin Krasniqi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)