Sot hapet konkursi për rektor të UP-së
Prishtinë, 8 gusht - Këshilli Drejtues i Universitetit te Prishtinës Hasan Prishtina, duke u bazuar nenin 19 pika 1 të Ligjit për Arsimin e Lartë të Republikës së Kosovës, nenit 27 pika 2 e Statutit të UP-së ka marrë vendim që sot të hap konkursin për rektor.
Kandidatët e interesuar për rektor duhet të kenë përvojë të dëshmuar në mësimdhënie akademike dhe kërkime shkencore, në nivel të profesorit të rregullt, profesorit të asocuar ose profesorit asistent të Universitetit të Prishtinës si dhe të këtë përvojë dhe aftësi të dëshmuara menaxheriale.
Konkurrimi për postin e rektorit është i hapur për kandidatët e brendshëm dhe të jashtëm, përderisa konkursi është i hapur deri më 22 gusht.