Sot fillon viti i ri shkollor
Prishtinë, 5 shtator - Sot në të gjitha institucionet shkollore të arsimit para universitar në Republikën e Kosovës fillon viti i ri shkollor 2016/17.
Më ketë rast Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të vizitojë nxënësit në shkollën fillore dhe të mesme të ulët Meto Bajraktari në Prishtinë.
Ndërsa, më pas, ministri Bajrami do të marrë pjesë në përurimin e objektin e ri të shkollës së mesme në Ferizaj.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka njoftuar të gjitha institucionet shkollore të arsimit para universitar në Republikën e Kosovës që ditën e parë , ora e parë e mësimit ti kushtohet shenjtërimit të Nënës Terezë !
Shenjtërimi i Nënës Terezë, në shenjë mirënjohjeje të veprës dhe përkushtimit të saj misionar, shpirtëror ë e human gjatë gjithë jetës në ndihmë më të varfërve në gjithë globin u bë ditën e sotme 4 shtator 2016 në Selinë e Vatikanit nga ana e Shkëlqesisë së tij Papa Franqeskut !
Ministria e Arsimit, uron të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve fillimin e vitit të ri shkollor 2016 -2017, njëherësh njofton se tashmë janë bërë të gjitha përgaditjet e duhura për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollorë.
MASHT , në vazhdimësi mbetet e përkushtuar që të ofroi mundësi dhe kushte të mira për një arsim cilësorë dhe uron që të gjithë përgjegjësit arsimor, mësimdhënësit dhe nxënësit të angazhohen në realizmin suksesshëm të misionit të përhershëm për ngritjen e cilësisë në arsim .