Sot fillon viti i ri akademik në Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë
Mitrovicë,
14 tetor - Shefja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadorja
Apostolova, do ta hapë sot vitin e ri akademik në Kolegjin Ndërkombëtar
të Biznesit në Mitrovicë.
Ambasadorja Nataliya Apostolova do ta mbajë një ligjëratë në Kolegjin
Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë (IBCM) sot për ta shënuar fillimin
e vitit të ri akademik.
IBCM është një kolegj biznesi me kampuse në Mitrovicën e Veriut dhe Mitrovicën e Jugut, dhe kapacitet për 600 studentë.
ICMB është themeluar me kërkesë të qeverisë për të siguruar arsim të
lartë profesional të akredituar ndërkombëtarisht për studentë nga të
gjitha komunitetet në Kosovë, duke kontribuar kështu pajtimit,
zhvillimit ekonomik dhe punësimit të të rinjve në rajon.
IBCM është plotësisht i licencuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe
Teknologjisë. Kolegji është akredituar nga agjencia gjermane e
akreditimit EVALAG dhe nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës.
Diplomat e IBCM-së njihen në tërë BE-në dhe Kolegji ka shkallë të lartë të punësimit të studentëve të vet.
IBCM ofron studime në: 1. Menaxhim Mjedisi dhe Bujqësi; 2. Marketing dhe
Menaxhimi / Shitje dhe Marketing Ndërkombëtar; 3. Administratë Publike /
Menaxhim të Shërbimit Publik; 4. Menaxhim Ndërkombëtar dhe Udhëheqje.
IBCM-ja mbështetet nga BE-ja, Holanda, Suedia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Qeveria e Kosovës.