Sot fillon viti i ri akademik 2017-2018
Prishtinë, 2 tetor - Rektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina" si dhe rektorati i “Kadri Zeka” në Gjilan kanë njoftuar të gjithë studentët se viti i ri akademik 2017-2018 fillon sot.
Njëkohësisht, UP dhe UGJ thekson se për studentët e rinj, të gjitha njësitë akademike do të organizojnë ceremoni të mirëseardhjes me rastin e këtij fillim viti.
Rektori i Universiteti te Prishtinës “Hasan Prishtina, prof. dr. Marjan Dema, së bashku me menaxhmentin, mësimdhënësit dhe stafin administrativ ju dëshiron studentëve një vit të mbarë akademik!
Gjithashtu edhe Rektori i Universitetit të Gjilanit, Bajram Kosumi Prorektorët, Dekanët, Sekretari i Përgjithshëm dhe personeli akademik e administrative i këtij Institucioni, presin në një organizim solemn studentët e rinj dhe të tjerët, për të ju uruar fillimin e vitit të ri akademik 2017/2018.