Sot fillon viti i ri akademik
Prishtinë, 3 tetor - Sot në të gjitha Universitet Publike dhe Kolegjet private në Kosovë fillon viti i ri akademik 2016/2017.
Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami së bashku me rektorin e Universitetit Hasan Prishtina në Prishtinë, Marjan Demaj, do të vizitojë Fakultetin Juridik dhe atë të Mjekësisë, si dhe Qendrën e Studentëve.
Edhe Universiteti Kadri Zeka në Gjilan me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2016/2017, bën organizimin e pritjes për studentët e rinj.
Në këtë organizim marrin pjesë, Rektori i Universitetit, Prof Asoc. Dr. Bajram Kosumi, Prorektorët, Dekanët, Sekretari i Përgjithshëm dhe personeli akademik e administrative i këtij Institucioni arsimor.