22 Dhjetor 2024

Sot fillon mësimi në shkolla

Prishtinë, 14 shtator - Sot në shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës pritet rifillimi i vitit shkollor mes masash për frenimin e zgjerimit të pandemisë së koronavirusit Covid19.

Mësimi do të mbahet me orar të shkurtuar dhe i ndarë në klasa me nga 20 nxënës për të mbajtur distancën fizike ndërmjet tyre.

 Fillimisht do të fillojë faza e parë e mësimit me prezencë në shkolla, në të cilën janë përfshirë niveli parashkollor dhe klasat 1,2,3,6 dhe klasa e 10-të.

Mësimi mbahet sipas skenarit A me prezencë në shkollë, ndërsa klasat 4 dhe 5 fillojnë mësimin në të njëjtën datë, sipas skenarit A ose B, pra me prezencë në shkollë, ose mësim të kombinuar, varësisht nga kapaciteti i shkollës në përputhje me vlerësimin e task forcës në nivel të DKA-së dhe shkollës.

Ndërkohë, faza e dytë, fillon më 21 shtator, në të cilën përfshihen klasat, 7, 8, 9, 11 dhe 12, sipas skenarit B, pra dy ditë në shkollë dhe tri ditë mësim online dhe në distancë.

Secili institucion i arsimit e ka krijuar task forcën e vet dhe varësisht prej kushteve infrastrukturore, numrit të nxënësve, por edhe përgatitjeve të cilat i kanë bërë, vendosë të organizojë mësimin sipas cilitdo skenar, për të gjitha klasat.

Bazuar në vendimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021 në kushte pandemie, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet informimit dhe vetëdijësimit të nxënësve lidhur me pandeminë Covid-19.

Në vendim, po ashtu thuhet se, në javët në vijim, së paku një orë në javë do t’i kushtohet informimit të nxënësve për zhvillimet më të reja për pandeminë dhe për përgjegjësitë e nxënësve në luftimin e saj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)