14 Maj 2024

Sot fillon Java e Shkencës 2015

Prishtinë, 12 maj - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), organizon Javën e Shkencës në Kosovë 2015, e cila fillon sot dhe vazhdon edhe më 13, 14 dhe 15 maj.

Fjalën e hapjes do ta mbajë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami.

Seanca plenare dhe seancat tematike të ditës së parë do të mbahen në Kompleksin Qeveritar (ndërtesa e ish Rilindjes), ndërsa seancat tematike të ditëve tjera do të mbahen në Fakultetin e Edukimit.

Gjatë këtyre ditëve sa do të zgjatë Java e Shkencës do të prezantojnë punimet e tyre rreth 300 studiues.

Ceremonia e hapjes së Javës së Shkencës mbahet sot në ndërtesën e ish Rilindjes, me fillim në orën 10:00. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)