Sot fillon Java e Shkencës
Prishtinë, 16 maj - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës organizon konferencën shkencore Java e Shkencës 2017, e cila do të fillojë sot në ndërtesen e re të Qeverisë.
Fjalën e hapjes në këtë ceremoni do ta mbajnë Presidenti i Repulikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami.
Në këtë ceremoni të ftuar janë edhe udhëheqës të institucioneve të larta të vendit dhe personalitete nga bota akademike.