Sot fillon gjysëmvjetori i dytë i vitit shkollor
Prishtinë, 16 janar - Sot në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës fillon gjysëmvjetori i dytë i vitit shkollor 2016/2017.
Kështu ka njoftuar të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Me rastin e fillimit të gjysëmvjetorit të dytë, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të vizitojë shkollën fillore dhe të mesme të ulët Iliria në Prishtinë.
MAShT në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit ka vendosur ditë më parë të shtyjë deri në këtë datë fillimin e mësimit për shkak të motit të lig dhe temperaturave të ulëta të këtyre ditëve, si dhe epidemisë së Gripit AH3V.