Sot fillon edicioni i shtatë i Shkollës Dimërore të BE-së
Prishtinë, 3 shkurt - Zyra e Bashkimit Evropian, Universiteti i Prishtinës dhe Shoqata e të Diplomuarve e Skemës së Profesionistëve organizojnë edicionin e shtatë të Shkollës Dimërore të BE-së nga sot deri më 6 shkurt.
Temat e këtij edicioni janë mbrojtja e mjedisit dhe sfidat kryesore me të cilat përballet Kosova në këtë fushë.
Shkolla dimërore organizohet në kuadër të Skemës së Profesionistëve të Rinj, projekt ky i financuar nga BE-ja dhe i zbatuar nga Këshilli Britanik.