Sot festohet 7 Marsi, dita e mësuesit
Prishtinë, 7 mars - Sot në të gjitha trevat shqiptare festohet 7 Marsi, dita e mësuesit. Një festë e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve.
Kjo festë kombëtare nisi 128 vjet më parë, më 7 mars 1887, pasi në Korçë u hap mësonjëtorja e parë e shkollës laike shqipe.
Që nga ajo ditë, 7 marsi festohet në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera të banuara me shqiptarë si dita e mësuesit, për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.
Veç tjerash konsiderohet një fitore për popullin shqiptar, pasi deri atëherë mësimet mbaheshin nëpër shtëpi private në mënyre të fshehtë.