23 Prill 2024

Solemnisht nisi viti i ri akademik në UBT

Prishtinë, 5 tetor - Me një ceremoni solemne të mërkurën është hapur viti i ri akademik 2011/2012  në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT). Ceremonia u hap me antonimin e Himnit të Republikës  së Kosovës.

Në ceremoni  morën pjesë,  Presidenti i  UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe  dekanët e njësive akademike,  profesorët, studentët e rinj si dhe familjarët  e tyre.

Presidenti i UBT-se, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, u ka dëshiruar mirëseardhje studenteve te rinj në botën akademike universitare, duke shprehur bindjen se ata që nga dita e parë do të angazhohen me intensitet të plotë për të nxënë dijet e reja, rrugë në të cilën UBT do t’i ndihmoj me te gjitha kapacitetet e tij.

Me këtë rast Presidenti i UBT-së, z. Hajrizi i ka prezantuar të arriturat dhe planet për të ardhmen e  Universiteti  duke e cekur ngritjen e UBT-së  në të gjitha sektorët e veçanërisht atë të  cilësisë në studime dhe krijimin e kushteve brenda UBT-së.

Po ashtu studentëve u uroj  suksese në të ardhmen dhe kërkoi nga ta dhe nga stafi akademik angazhim dhe punë konkrete.

Një fjalë  rasti në këtë ceremoni, ndërlidhur me punën hulumtuese dhe studimore dhe
rezultatet e arritura  në UBT, e ka mbajtur edhe Drejtori për çështje akademike Dr. Binak Beqaj.

Në ceremoninë e pritjes së studentëve të rinj me një fjalë  u paraqitën  edhe dekanët e të gjitha Fakulteteve të UBT-së. 

Ata përkujtuan se në  këtë vit të ri akademik 2011/2012 në UBT ka rritje të programeve akademike dhe po ashtu për studimet  në këto njësi janë përcaktuar një numër i madh i studenteve të rinj krahasuar me vitin e kaluar, dhe  me ta do punojnë një numër i madh profesorësh vendore e ndërkombëtare, eksperte të fakulteteve të përzgjedhura, ndërkohë që studentet do te kenë në dispozicion salla, kompjuter, laboratorët etj. 

Po kështu, si një faktor shumë pozitiv, u  përmendën edhe marrëveshjet e bashkëpunimit  me universitete më prestigjioze në botë dhe Evropë, dhe lëvizjen e studentëve në këto universitete për vazhdimin e studimeve të mëtutjeshme  dhe  njohja e diplomave ndërkombëtarisht,  dhe bashkëpunimin me kompanitë më të rëndësishme në vend dhe më gjerë , që studentëve do të mundësojnë zhvillimin në nivel sa më të mirë të punës praktike dhe punësimit të mëtutjeshëm .

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)