Sindikatat i drejtohen publikisht Kryeministrit Hoti me kërkesa konkrete

Prishtinë, 16 qershor - Në kuadër të komunikimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm SBASHK-u, Sindikata e Shëndetësisë, e Policisë, Doganave, e Zjarrfikësve dhe Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës janë pajtuar t’i drejtohen publikisht Kryeministrit Hoti dhe Qeverisë që me rastin e rishikimit të Buxhetit për vitin 2020 të planifikohen mjete të duhura për implementimin e Ligjit të pagave që përkohësisht është pezulluar.
"Me të drejt pritet që Kushtetuesja, më në fund, pas dy pezullimeve, të sjell vendim meritor dhe me këtë të nis implementimi i tij dhe që të punësuarit të marrin paga në bazë të koeficientëve të paraparë me këtë Ligj, kurse çështjet e kontestuara arsyeshëm të përmirësohen përmes angazhimit të deputetëve të Parlamentit të Kosovës", theksojn Sindikatat.
SBASHK, FSSHK-ja, SPK-ja, Sindikata e Doganës së Kosovës , ajo e Zjarrfikësve dhe SPAK po ashtu kërkojnë nga Kryeministri Hoti që të zhvillojë konsulta me sindikatat lidhur me idenë e ngritur e që ka të bëj me Trustin pensional.
Çështjen e tërheqjes së vlerës prej 10 % nga shuma e akumuluar e të punësuarve në Trust këto sindikatat janë duke e debatuar me të punësuarit në këta sektorë dhe në takim me Kryeministrin do ta prezantonin mendimin e anëtarësisë.