Shtyhet vendimi për bursat në UP
Prishtinë, 2 maj - \"Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës në takimin e sotëm ka trajtuar kërkesat e studentëve lidhur me bursat universitare. Nga diskutimet doli se zgjidhja e problemit është jashtëzakonisht e vështirë për shkak të kufizimeve buxhetore që ka Universiteti i Prishtinës.
Këshilli Drejtues i UP-së, po kërkon mundësitë për zgjidhje përkatëse të kësaj çështjeje. Kërkesat e paraqitura tejkalojnë jo vetëm buxhetin e paraparë për bursa por edhe tërësisht mjetet e destinuara për konferenca dhe publikime shkencore. Këshilli Drejtues do të rishqyrtojë të gjitha mundësitë në takimin e rregullt të Këshillit Drejtues më 8.5.2014.
Këshilli Drejtues i UP-së do të marrë vendim në pajtim me mundësitë financiare dhe gatishmërisë për të bërë kompromis midis kërkesës për rritjen e numrit të bursave dhe fondit të paraparë për publikime shkencore\".