Shpallet Përralla më e mirë për Prishtinën
Prishtinë, 4 qershor - Ceremonia e shpalljes së fituesve në konkursin Përralla më e mirë për Prishtinën do të mbahet sot pasdite, në amfiteatrin e bibliotekës Hivzi Sulejmani, në lagjen Taukbahqe.
Me këtë rast, siç njoftoi Komuna, për fituesit do të ndahen shpërblime dhe mirënjohje, ndërsa të pranishëm do të jenë juria e konkursit, përfaqësues të shkollave të Komunës së Prishtinës, si dhe personalitete nga fusha e gazetarisë dhe artit të cilët do të ndajnë shpërblimet.
Konkursi Përralla më e mirë për Prishtinën sivjet u realizua për herë të parë me nxënësit e grupmoshave 7 11 vjeç dhe 12 16 vjeç, në kuadër të fushatës Prishtina lexon. Ceremonia e shpalljes së fituesve do të mbahet në orën 18:00.