Shpallën finalistët për studime të nivelit Master në SHBA
Prishtinë, 5 shkurt - Drejtori i misionit të USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, do të flasë dhe shpallë finalistët e gjeneratës së 3-të të bursistëve për studime të nivelit Master përmes programit të USAID-it Lidershipi Transformues.
Finalistët do tu bashkangjiten 185 qytetarëve të rinj të Kosovës të cilët kanë përfituar nga programi Lidershipi Transformues Bursat dhe Partneritetet (TLP-SP).
Programi TLP-SP financohet nga USAID-i dhe Qeveria e Kosovës, ndërsa implementohet në partneritet në mes organizatës World Learning, USAID-it dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës.