Shoqëria civile, aksion lidhur me ngacmimet seksuale në universitete
Prishtinë, 31 maj - Qendra për Art dhe Komunitet (Artpolis), Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsimim (ORCA) dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) dhe përfaqësues tjerë nga shoqëria civile, organizojnë një aksion simbolik me rastin e miratimit të rregullores së parë brenda Universitetit të Prishtinës.
Pjesëtarët nga shoqëria civile, njëherit anëtarët e grupit punues të përfshirë në procesin e draftimit të Rregullores për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Ngacmimi Seksual dhe Ngacmimi në Universitetin e Prishtinës, do të dalin me nje deklaratë të përbashkët për rregulloren e miratuar nga Universiteti i Prishtinës, duke theksuar aspektet pozitive po edhe përmendur pikat e ndryshuar brenda rregullores për të cilat besojnë që nuk janë në interesin më të mirë të studentëve.