Shoqatat e dala nga lufta mbajnë demonstratë para rektoratit
Prishtinë, 4 dhjetor - Shoqatat e dala nga lufta do të mbajnë demonstrata para rektoratit të Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina, duke kërkuar dorëheqjen e rektorit, Ramadan Zejnullahu, ngase sipas tyre, ai i ka fyer kategoritë e dala nga lufta.
Demonstruesit do të mblidhen mbrapa Pallatit të Rinisë, duke u nisur drejt dyerve të rektoratit.
Sipas Xhavit Jasharit, kryetar i familjeve të dëshmorëve, rektori Zejnullahu, duke mos respektuar memorandumin i ka fyer të gjitha kategoritë e dala nga lufta.
Një ditë më parë Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, i ka bërë thirrje ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, që ta pezulloj vendimin për regjistrimin e studentëve të kategorive të dala nga lufta duke thënë se i ka filluar hetimet rreth ligjshmërisë së kërkesës së këtyre të fundit.