27 Dhjetor 2024

Shkollat pajisen me kabinete shkencore, rekuizita sportive dhe libra

Prishtinë, 26 gusht - Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Drejtoria e Arsimit së Komunës së Prishtinës ka ndërmarrë masa që shkollat e kryeqytetit të jenë të kompletuara dhe të gatshme për t’i pranuar nxënësit.

Kjo drejtori ka nënshkruar tri kontrata të veçanta për pajisjen e shkollave me kabinete profesionale shkencore, rekuizita sportive për sallat e edukatës fizike dhe pajisjen e bibliotekave shkollore me libra të rinj.

Kësisoj, 13 shkolla të kryeqytetit, fillore dhe të mesme do të pajisen me kabinete të fizikës, kimisë dhe të biologjisë, me çka krijohen mundësitë që tani në të gjitha shkollat e kryeqytetit nxënësit të mund t’i mësojnë këto lëndë në mënyrë profesionale. Vlera e këtij investimi është 102,299.00 euro.

Gjithashtu, për 9 shkolla të Prishtinës janë kontraktuar të gjitha rekuizitat sportive, qoftë brenda sallës së edukatës fizike, apo jashtë për terrenet sportive shkollore, për t’u mundësuar ushtrimi i sporteve të ndryshme për nxënës, në kuadër të lëndës së Edukatës Fizike. Vlera e kësaj kontrate është 146,406.00 euro.

Ndërkaq, janë siguruar edhe nga 35000 libra të rinj për bibliotekat e 10 shkollave në kryeqytet, të shpërndarë nga 100 tituj me nga 35 ekzemplarë për shkollë. Vlera e përgjithshme e këtyre librave shkon në 53000 euro.

Vlen të përmendet që këto janë investimet e para të këtij lloji në 20 vjetët e fundit, që janë bërë për shkolla.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)